Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti i Republikës nderon Sulejman Demollarin

Titujve të fituar në fushë nga Sulejman Demollari si futbollist me Dinamon e Tiranës dhe Dinamon e Bukureshtit, por edhe vlerësimeve si “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i Sportit Shqiptar” u shtohet edhe një tjetër titull. Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sulmuesit legjendar edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

Një vlerësim i talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për një prej emrave më të mëdhenj të futbollit tonë, për një titull që në momentin e dekretimit ishte një befasi edhe për vetë kreun e shtetit shqiptar.

Përpara Presidentit të Republikës, kreut të Federatës së Futbollit, emrave të tjerë të mëdhenj të këtij sporti dhe ambasadorit rumun në Tiranë, Sulejman Demollari tha se kjo ishte një ditë e veçantë, jo vetëm për të, por edhe për jetën sportive.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...