Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti i Shkëndijës: Po negociojmë me futbollistë të Kombëtares, duam grupet e Europës

Ndonëse e fitoi titullin kampion të Maqedonisë së Veriut disa javë më parë, Shkëndija ngriti trofeun vetëm sot, ndërsa në qytetin e Tetovës është organizuar edhe një festë me pjesëmarrjen e shumë personazheve shqiptarë të futbollit dhe jo vetëm.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti foli për suksesin e kuqezinjve, dëshirën për të bërë historinë në Europë dhe planet e merkatos.

Një tjetër triumf për Shkëndijën, që merr titullin e dytë radhazi dhe duket se futet në rrugën e duhur?
Është viti i dytë radhazi që shpallemi kampionë dhe kjo na motivon edhe më tepër që të punojmë më shumë. Më vjen mirë që gjithë ajo punë që është bërë, po shpërblehet me një dominim të plotë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Duket sikur kjo skuadër është më e pjekur…
Pjesa më e madhe e skuadrës luajnë prej kohësh bashkë dhe njohin mirë njëri-tjetrin, ndaj dhe kjo reflektohet në fushë, ku shfaqet pjekuria.

Pas dominimit këtu, tashmë vjen gara europiane. Çfarë presim nga Shkëndija këtë vit?
Pres 3 vitesh radhazi mbërrijmë deri në fazën Play Off të Europa Leagues, por nuk jemi futur në grupe, ndaj këtë vit shpresojmë që ta bëjmë historinë dhe ta luajmë për herë të parë në grupet e këtij kompeticioni.

Krahas skuadrës së parë, po bëni një punë mjaft të mirë edhe me akademinë…
Në fakt edhe pasi siguruam titullin kampion, u dhamë hapësirë futbollistëve të rinj, të cilët treguan se e meritojnë besimin, pasi shfaqën një nivel të kënaqshëm. Tani shpresojmë që të ecim edhe në Europë, ku mund të reklamojmë më mirë futbollistët tanë.

Kemi negociata konkrete me ndonjë futbollist, që do t’u bashkohet para Europës?
Në futboll nuk ka pushim, pasi duhet punuar tërë kohës, për të qenë gati atëherë kur duhet. Skuadra është e kompletuar, por sigurisht që po punojmë për ta forcuar edhe më shumë këtë grup dhe jemi në negociata me disa lojtarë, ndonëse për momentin nuk mund të përmend asnjë emër.

A ka negociata me Ferhan Hasanin?
Nuk mund ta mohoj, por nuk mund të them asgjë për momentin. Hasani, ashtu si shumë të tjerë, janë në planet tona, por nuk mund të them më shumë tani.

A keni në plan ndonjë futbollist të Kombëtares Shqiptare?
Në listat tona të preferencave kemi disa emra dhe kemi nisur edhe kontaktet, por emra do të kemi vetëm kur të kemi arritur marrëveshje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...