Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Presidenti i Teutës nuk pranon dorëheqjen e Maganit

Gugash Magani deklaroi për Supersport, pas ndeshjes me Lushnjën, se do të dorëhiqet nga drejtimi i Teutës, por e ardhmja e tij duket ende pezull. Presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu ka deklaruar se nuk do ta pranojë dorëheqjen e Maganit dhe se trajneri do të vijojë punën, ashtu siç është parashikuar në kontratën mes të dyve.

Kjo ishte ndoshta një kthesë e papritur për të ardhmen e Maganit, që vetëm pak orë më herët u shpreh se skuadra nuk arrin ta ndjekë dhe se nuk po shpreh në fushë atë që ai i kërkon. Dita e nesërme pritet të sjellë më tepër qartësi për këtë situatë, por nisur edhe nga deklaratat e presidentit të Teutës, duket se Magani do të vijojë punën e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...