Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Presidenti i UFC “injoron” futbollin: Ka një arsye pse këtë sport e luajnë edhe 3-vjeçarët!

Futbolli është padyshim sporti më popullor në botë, megjithatë jo të gjithë preferojnë ta ndjekin. I tillë është edhe presidenti i UFC, Dana White. I mësuar ndoshta me një sport tejet të dhunshëm dhe në të cilin duhet të marrësh parasysh gjithçka pasi nuk bëhet fjalë për thjesht një lojë, White theksoi se futbolli si disiplinë, mund të jetë nga ata që kërkojnë më pak talent se sportet e tjera.

“Nuk e duroj dot futbollin, mendoj se nga sportet është disiplina që kërkon më pak talent. Ka një arsye pse edhe një trevjeçar mund ta luaj atë apo jo?

Vrapon nëpër fushë dhe godet një top… Luan një ndeshje dhe porta është aq e madhe, por rezultati shkon vetëm 3-1. Mos po talleni me mua, a e dini sa i patalentuar duhet të jesh që të shënosh vetëm tre gola në një portë aq të madhe?”, u shpreh Dana White.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...