Presidenti i Tottenham Hotspur, Daniel Levy u takua me drejtuesit e Bayernit këtë javë me temë diskutimi të ardhmen e Harry Kane.
Shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, udhëtoi për në Londër të enjten për të pasur një takim ballë për ballë me Levy-n.
Tottenhami ka refuzuar dy oferta të bavarezëve, duke këmbëngulur se Kane nuk është në shitje.
Pavarësisht qëndrimit të Levy-t, Bayerni ende pritet të bëjë një ofertë të tretë, e cila do të përfaqësonte një ofertë rekord për klubin, pasi gjigantët bavarezë janë të bindur se Kane dëshiron të transferohet në “Allianz Arena”.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Gol për “kornizë”, Shaqiri i pandalshëm me Chigaco Fire
- Vijon eksodi, sulmuesi largohet nga Bundesliga dhe prek tokën arabe
- Nuk di të luajë me këmbë, Enrique “ngel në klasë” Donnarumman
- Legjenda e futbollit gjerman, kritika Bayernit për Kane: 100 milionë për një 30-vjeçar?!
Presidenti Levy e ka të qartë se dëshira e Kane është të largohet nga klubi londinez, por ai u ka thënë përfaqësuesve të lojtarit se, nëse rinovon kontratën, do të ketë një nga lojtarët më të paguar në Evropë.
Kane u kthye në stërvitje këtë javë dhe u takua me trajnerin e ri të “Spurs”-ave, Ange Postecoglou.
