Futboll

Presidenti i PAOK-ut me pistoletë në fushë, qeveria greke pezullon kampionatin

Qeveria e Greqisë ka vendosur këtë të hënë të ndërpresë kampionatit e futbollit pas incidenteve të rënda që ndodhën në derbin e Selanikut mes PAOK-ut dhe AEK-ut, që kulmuan me futjen në fushë me pistoletë në brez të presidentit të PAOK-ut, Ivan Savidis.

“Kemi vendosur të pëzullojmë kampionatin,” – deklaroi Giorgos Vasiliadis, zëvendësmistri nga Ministria e Sporteve, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë së Alexis Tsipras. “Nuk do të lejojmë rinisjen e kampionatit për aq kohë sa nuk do të kemi miratuar një kuadër të ri ligjor, të konslutuar me të gjithë aktorët, përfshirë dhe UEFA-n.”

Presidenti i PAOK-ut, një oligark rus 58-vjeçar me origjinë greke, u fut në fushë në minutën e 89-të, i shoqëruar nga truprojet e tij, duke kërcënuar arbitrin Georgios Kaminis për një gol të anuluar.

To Top