Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Presidenti Perez i bindur, Navas qëndron në Madrid

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i bindur se Keylor Navas do të qëndrojë për shumë vite në “Santiago Bernabeu”. E ardhmja e portierit nga Kosta Rika është vendosur në dyshim, që kur madrilenët kanë shfaqur interes për Alisson të Romës, apo David de Gea të Manchester United. Megjithatë numri një i klubit madrilen përgenjeshtroi këto zëra duke siguruar qëndrimin e Navas te “Los Blancos” edhe në të ardhmen. 31-vjeçari po luan sezonin e tij të katërt në “Bernabeu”, teksa është aktivizuar në 92 takime në La Liga. Gjatë kësaj periudhë ka fituar një titull kampion me Realin, 2 Champions, 3 Botërorë për Klube, 1 Superkupë të Spanjës dhe 2 Superkupa të Europës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...