Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti Takaj: Nuk I trëmbemi askujt, do të bëjmë maksimumin

Presidenti Takaj i kënaqur për kualifikimin:


“Arritjet janë të mëdha. Një klub I fortë matet nga financat, të lejon të afrosh lojtarë cilësorë. Nuk është rastësi që jemi këtu. E dinim që kishim një rival të lehtë që në raundin e parë por nuk kemi nënvlerësuar asnjë nga kundërshtarët. Nuk dua të merrem me të shkuarën. Falenderoj të gjithë ata që na mbështetën sot. Ishin të mrekullueshëm. Arritjet vijnë kur ke një mbështetje kaq të madhe. Të kalosh Dinamon është arritje e madhe. Nuk I trëmbemi askujt. Nuk duhet të punojmë vetëm për klubin por edhe për lojtarët. Kënaqemi për të gjithë ata që kanë qënë pjesë e jona. Frika më e madhe ishte nga fundi, pasi ishim me 10 lojtarë.”

 

Orges Shehi pas kualifikimit në fazën e grupeve në Europa League deklaroi se:

“Eshtë kënaqësi e madhe kemi luajtur dhe para dy vjetësh në Europa league, por duke eliminuar skuadra kaq të forta na dha një emocion të jashtëzakonshëm. Sa më përket mua kam thënë që do e lë pas Europës dhe do e mbaj fjalën.”

 

Latifi i emocionuar për kualifikimin dhe i trishtuar për largimin nga skuadra pohoi se:

“Normalisht që cdo ndarje ka emocionet e veta. Jam munduar të jap me të mirën. Jam i mërzitur që po largohem po kështu e ka futbolli. Primare për ne ka qënë kualifikimi. Një kualifikim I tillë ka përfitime ekonomike për të dyja palët. Unë e kam Digitalbin dhe do ta ndjek gjithmonë Skënderbeun. Kam kaluar momente  të bukura me këtë skuadër.”

Vangjeli pas kualifikimit u shpreh i emocionuar për këtë arritje duke deklaruar se:

“Emocione të mëdha, sukses i merituar. Shpresojmë që ta shijojmë sa më shumë dhe sa më gjatë kualifikimin për në grupet e Europa League. Presidenti më bindi të qëndorja, personalisht se kisha menduar që do të qëndroja kaq gjatë. E dinim që Dinamo është një ekip i fort, por ne nuk I trembeshim këtij fakti. ”

Osmani i emocionuar për kualifikimin deklaroi se:

“Para ndeshjes me Vlorën birra për të gjithë. E kemi përshendetur Latifin ashtu sic di vetëm Skënderbeu. Shehi dhe unë do ta lëmë të dy në një kohë. Orgesi nuk do të heqi dorë. Ky është momenti më I vështirë I jetës time, pas humbjes së vëllait tim, ketë sukses ja dedikoj nenës dhe vëllait.”

Rrahmani i dëshpëruar për eliminimin nga Europa League u shpreh se:

“E njihnmin Skendërbeun sepse kishim luajtur para dy vitesh. Është një skuadër e fortë, por kështu është futbolli. Kthehemi në Zagreb do të fokusohemi në kampionat. Do te luftojmë për kampionatin. Cdo fillim është I vështirë. Jemi pesë qëndër mbrojtës, unë do të jap maksimumin që të bind trajnerin. Është ndjenje e vecantë të kthehem në Elbasan Arena. I falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...