Kosova nderon Gazmend Demin me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, që solli çlirimin e vendit. Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qenë i ftuari special i Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar “Medaljen” përkatëse dhe “Urdhrin e Pavarësisë”. Kjo është dekorata më e lartë presidenciale që dorëzohet në Republikën e Kosovës. Familja e FK Partizanit ndihet krenare dhe uron Presidentin Demi për këtë vlerësim të çmuar dhe kuptimplotë.