Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prezantim si “Mbret” për Neymar para tifozëve

Mirëserdhe Neymar, ky është Parisi. Me këto fjalë në dy gjuhë të ndryshme, portugalisht dhe fërngjisht, Parc Des Princes i hapi dyert Neymar Jr dhe uroi mirëseardhjen futbollistit më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Pasi u prezantua të Premten përpara mediave blerja 222 milionë Euroshe e Paris Saint Germain u prezantua për herë të dytë këtë rradhë përpara tifozëve parizienë në stadiumin Parc Des Princes, pak minuta përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit ndaj Amiens. Në delir tifozët e klubit francez të cilët pritën krahëhapur atë që tashmë konsiderhohet me plotë gojën si blerja më e madhe në historinë e Paris Saint Germain. Përkrah presidentit Naser Khelaiffi, Neymar Jr përshëndeti tifozët me një fjalim të shkurtër për të bërë më pas një xhiro rreth fushës dhe për të entuziasmuar akoma edhe më shumë fansat e pranishëm në stadium. Neymar me skuadrën e drejtuar nga Unai Emery ka nënshkruar një kontratë faraonike nga e cila do të përfitojë 30 milionë Euro në sezon. 25-vjecari i cili la Barcelonën për tu transferuar në Ligue 1, u bë futbollisti i 31-të brazilian në historinë e Parisit, skuadër me të cilën më parë kanë luajtur emra të tjerë shumë të rëndësishëm si Ronaldinho, Leonardo apo edhe Rai vëllai i të madhit Socrates, pa harruar edhe futbollistët aktualë në skuadër nga vendi i Sambas, si Thiago Silva, Maxuell, Marquinhos, Dani Alves e Lucas Moura. E meritonte për zgjedhjen që bëri dhe me të drejtë drejtuesit dhe tifozët i rezervuan një prezantim madhështor yllit të Selecaos, i cili gjithsesi duhet të presë javën e ardhshme për të debutuar me skuadrën e tij të re, sepse ndaj Amiens, Neymar nuk ishte në fushë për cështje dokumtencioni pasi disa letra lidhur me transferimin e tij te Parisi nuk janë dorëzuar në kohë në zyrat e federatës franceze të futbollit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...