Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prezantohet Chiesa: Nuk dua polemika me Fioren, pres me padurim takimin me Ronaldon

Iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të merkatos, por Federico Chiesa u prezantua zyrtarisht vetëm sot, ndonëse gjatë këtyre ditëve ka zbritur disa herë në fushë me fanellën bardhezi dhe madje ka marrë pjesë edhe në golat e shënuar.

Në daljen e parë para mediave, Chiesa shmangu polemikat me Fiorentinën, duke falënderuar presidentin Commisso për trajtimin dhe mbi të gjitha drejtuesit e klubit bardhezi, për sakrificën e bërë për blerjen e kartonit të tij.

Transferimi te Juve – Falënderoj shoqërinë që ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme ekonomike për të më sjellë këtu. Jam vërtetë krenar që do të jem pjesë e këtij klubi dhe do të luaj me këtë fanellë.

Kërcënimet në rrjetet sociale – Nuk dua të bëj asnjë polemikë për këtë. Ata që kërcënojnë në rrjetet sociale, thjesht shprehin një zili personale dhe nuk janë tifozë të futbollit.

Ndarja nga Fiorentina – Dua të falënderoj klubin e Fiorentinës dhe qytetin e Firenzes, pasi për 14 vite jam rritur shumë si sportist dhe si njeri aty. Dua të falënderoj të gjithë drejtuesit e presidentët Della Valle e Commisso, por mbi të gjitha tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë, në të mirë e në të keq.

Akuzat e Commissos – Jam sjellë gjithmonë mirë me klubin dhe nuk dua të bëj polemika. Ky diskutim mbyllet këtu njëherë e mirë.

Planet e trajnerit Pirlo – Trajneri kërkon diçka precize në fushën e lojës, por për momentin skuadra është në rindërtim dhe është i pranueshëm ndonjë hap fals. Megjithatë mund t’u siguroj që ne futemi në fushë gjithmonë për të fituar dhe jam i bindur që sa më shumë kalon koha, aq më të mira do të jenë loja dhe rezultatet.

Debutimi në Champions – Luaja për herë të parë në këtë kompeticion dhe ishte diçka e jashtëzakonshme. Debutova në Kiev, ku bëmë një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse me pas me Barcelonën zhgënjyem disi. Megjithatë shumë shpejt do të marrim rezultatet që meritojmë.

Pozicioni i preferuar në fushë – Mund të luaj si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë, ndaj i takon trajnerit të vendosë. Unë jam i disponueshëm të bëj çdo gjë që kërkon ai në fushë.

Takimi me Cristiano Ronaldon – Po e pres me padurim, sepse deri tani as nuk e kam takuar dhe as nuk kemi pasur mundësi të përshëndetemi. E presim të rikthehet, pasi është një kënaqësi të luash me të në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...