Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prezantohet Conte: Interi një nga klubet më të rëndësishme në botë, Icardi-Nainggolan…

7 korriku ishte dita e Antonio Contes. Në praninë e drejtorit të përgjithshëm dhe njëkohësisht administratorit të deleguar Giuseppe Marotta dhe drejtuesve të tjerë zikaltër, Antonio Conte u prezantua si trajneri i ri i Interit me konferecën për shtyp që u mbajt në zyrat e reja të klubit. Fillimisht ish-trajneri i Juventusit dhe Chelsea-t iu përgjigj pyetjes së përse zgjodhi Interin pasi në drejtim të tij kishte edhe shumë oferta të tjera.

“Ishte shumë e lehtë për të zgjedhur Interin, sepse gjetëm njëri-tjetrin me të njëjtin vizion, duke ndarë të njëjtën ambicie me drejtorin dhe presidentin. Prezenca e Marottës ishte një nxitje e rëndësishme. Interi ka ambicie të mëdha, pasi është një nga klubet më të rëndësishëm në botë”.

Përsa i përket objektivave Conte nuk i vuri limite vetes por shtoi se me punë mund të arrihet gjithçka.

“Unë jam njeri që nuk vendos limite dhe nuk dua që dikush tjetër të na vendosë limite në fillim të sezonit. Nëse i vendos limite vetes, më pas duhet të gjej alibi. Në vitet e fundit ka patur një diferencë të madhe mes Juventusit dhe skuadrave të tjera, tani është edhe Napoli. Ne duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët për të ngushtuar diferencën. Ne duhet ta fillojmë me ambicie dhe të japim më të mirën”.

Sipas Marottës, top-playeri i vërtetë i Interit është trajneri, por Conte e ka një mendim edhe për këtë.

“Unë falënderoj drejtorin. Mendoj se lojtarët më të mirë duhet t’i kemi në fushë. Unë premtoj që do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë.Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe t’i ndaj me lojtarët që do marrim. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Do tu kërkoj futbollistëve të largohen nga fusha me një fanellë të djersitur.Me ego nuk shkon askund dhe nuk besoj se mendoj kështu. Ne duhet të arsyetojmë të bashkuar dhe në kohezion. Të gjithë së bashku mund të marrim më shumë pikë, do të duhet të iu tregoj rrugën. Kjo është puna ime. Unë do të iu tregoj rrugën dhe duhet të jemi të kujdesshëm, lojtarët dhe klubi janë dakord dhe ne duhet të ecim me mentalitet fitues”.

Dëshira e Contes për momentin është një dhe e vetme të fillojë punën me Interin.

“Është një aventurë e bukur. Jam i emocionuar sepse unë rifilloj pas një viti paaktivitet në një klub me tradita të mëdha. Nuk është e drejtë të bëjmë krahasime me të kaluarën, sepse kemi të bëjmë gjithmonë me situata të ndryshme. Nga nesër do të fillojmë punën”.

Më pas një fjali e Contes për nivelin e kampionatit në Itali.

“Mendoj se kampionati italian po lëviz në drejtimin e duhur pas një periudhe ku qëndroj në vend. Po kuptohet rëndësia për të shpenzuar për infrastrukturat, stadiumet në pronësi. Po punohet për marketing, në Angli është fantastike. Kanë qenë të aftë që ta bëjnë Premier kampionatin më të kërkuar për të drejtat TV. Kjo ka sjellë shumë para, kanë bashkuar fuqinë ekonomike me kompetencat teknike, trajnerët e huaj i kanë përmirësuar.Sot të frikësojnë sepse kanë gërshetuar kompetencën teknike me atë ekonomike. Por, me durim, edhe Italia është në drejtimin e duhur. Nuk është çështje mentaliteti, në fillim nuk kishte disiplinë taktike. Tani mendoj se ardhja e shumë trajnerëve të huaj ka sjellë një përmirësim në aspektin tekniko-taktik, duke ruajtur intensitetin”.

Në lidhje me Icardin dhe Nainggolan të cilët janë nxjerrë në shitje pasi nuk bëjnë më pjesë e projektit Inter, Conte ia kaloi topin klubit.

Icardi dhe Nainggolan? “Mendoj se klubi ka pasur kohën e nevojshme për të marrë vendime! Jam totalisht me linjën dhe vullnetin e klubit, sepse ne duhet të jemi një gjë e vetme”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...