Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prezantohet Gattuso: Ancelotti si baba, dua Championsin me Napolin

Pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi i Carlo Acelottit, Napoli prezantoi trajnerin e ri, Rino Gasttuson, i cili ka nënshkruar për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtën e rinovimit për një vit nëse arrihet si objektiv pjesëmarrjen në Champions. Në konferencën e prezantimit, ku ishte përkrah presidentit De Lurentiis, Gattuso i shprehu mirënjohjen Ancelottit, nga i cili ka marrë detaje për funksionimin e skuadrës.

“I thashë po Napolit sepse është protagonist në Itali dhe Europë. 99% e lojtarëve të këtij klubi i përshtaten futbollin që bëj unë. Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu e 6 për t’u larguar. Nuk ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të sqarohesha me Karlo Ancelottin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje. Carlo ka qenë një baba për mua. Më ka konfirmoi çfarë njeriu është, u zbërthye dhe më tregoi gjithçka për skuadrën.”

Më pas, “Ringhio” foli për objektivat, duke iu referuar së pari pjesëmarrjes në Champions.

“Momenti në kampionat nuk është pozitiv, por duhet të bëjmë pikë për të arritur në zonën Champions. Ibrahimovic? Dua të flas për ata që kam në dispozicion, Të vjen turp kur e sheh se kjo skuadër është në vend të shtatë. Champions është objektivi im, e humba për një pikë në sezonin e kaluar (me Milanin), kemi gjithçka na duhet për ta arritur këtë vit”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...