Kategoria Superiore

Prezantohet Hasani: Mos më trajtoni ndryshe, Cuculi më tha mos shko te Tirana

Ferhan Hasani tani flet si “Dem i Kuq”. Sulmuesi 30-vjeçar, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, tentoi të mbante një profil të ulët gjatë prezantimit, duke theksuar se është si gjithë futbollistët e tjerë dhe do t’i duhet pak kohë të arrijë formën e tij më të mirë.

“Kampionatin shqiptar e njoh mirë, pasi e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet, kam filluar ta ndjek edhe me shumë. Sa i përket anës sime, se nuk kam ndeshje në këmbët, dua të saktësoj se do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do të bëj më të mirën në stërvitje për të arritur formën. Si do të shkojë ky bashkëpunim nuk e di, atë do ta tregojë koha. Unë nuk do të jem ndryshe nga futbollistët e tjerë. Ju lutem, mos më trajtoni ndryshe.

Zgjedhja e Partizanin: “Edhe Rama e tha më herët; kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshirë të bashkohesha me Partizanin. Sulmi i Partizanit? Të them të drejtën nuk e kam diskutuar këtë pjesë. Do ta vendosë trajneri se ku do të luaj dhe nëse do të luaj apo jo. Do të jap maksimumin për ekipin. Është pozitive që ish-shokët e skuadrës sime te Shkëndija kanë ardhur në Shqipëri. Kjo do të thotë se futbolli shqiptar është në nivele të larta. Ka qenë lart, por me ardhjen e lojtarëve cilësorë shtohet më shumë cilësia. Ardhja e tyre tregon shumë për kampionatin shqiptar. Është një kampionat i fortë dhe jo si në Maqedoni. Pozicioni në fushë: “E shikoj vetën aty ku do trajneri. Mendoj se jam një lojtar si gjithë të tjerët. Do të jap maksimumin për arritjen e objektivave. Nëse dalim kampionë apo jo, le t’ia lëmë kohës.

Këshilla e Cuculit: “Kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën. A jam gati për debutim? Nuk e di, të them të drejtën, por do të shikojmë si do të jetë gjendja. Janë gjëra të trajnerit dhe stafit teknik”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency