Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prezantohet Lisandro, Spalletti komplimenton drejtuesit

Lisandro Lopez mbërriti dje në Milano dhe sot ishte dita e tij. Mbrojtësi argjentinas, i ardhur nga Benfica, kreu vizitat dhe më pas zhvilloi edhe stërvitjen e parë me klubin zikaltër, nën urdhrat e Spallettit.

Menjëherë pas stërvitjes, Lisandro tha edhe fjalët e para si futbollist I Interit, ndërsa premtoi se do të japë maksimumin për fanellën zikaltër.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit, një klubi që ka pasur shumë argjentinas në gjirin e vet. Mund të përmend Samuel, Zanetti dhe Milito, por janë të shumtë ata që kanë nderuar këtë fanellë. Dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivin, që është pjesëmarrja në Champions. Seria A është një nga ligat më të forta të botës dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt. Gjithmonë kam mbajtur numrin 2 dhe jam me fat që e gjeta të lirë edhe këtu”, u shpreh Lisandro Lopez.

Pas tij, radha ka qenë e trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, që u shfaq i lumtur me punën që po bëhet në merkato dhe komplimentoi drejtuesit e skuadrës.

“Më vjen mirë që kemi marrë Lisandron, sepse kjo tregon se kemi drejtues shumë të aftë, që po e bëjnë më së miri punën e tyre. Rafinha? Ende nuk është mbyllur, të presim”, deklaroi Spalletti

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...