Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Prezantohet Murillo: Bëra realitet një ëndërr!

Barcelona prezanton përpara mediave dhe tifozëve të saj blerjen e parë të merkatos së dimrit. Jesion Murillo ish lojtari i Interit, është transferuar nga Valencia te Barcelona në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e katalanëve. Kolumbiani është një lojtar që premton shumë edhe pse te Los Che nuk arriti të shfaqte plotësisht vlerat e tij, megjithatë Murillo konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin Ernesto Valverde në qëndër të prapavijës.

Mbrojtësi, kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, nuk ka mundur të jetë këtë sezon protagonist me fanellën e Valencias. Ndërkohë, Barcelona nga ana tjetër,  duket se ka besuar në eksperiencën që ka kolumbiani në La Liga, ku më parë është aktivizuar dhe me Granadan, është bindur për ta afruar. Murillo foli gjithashtu dhe për mediat për herë të parë si lojtar i Barcelonës, ku normalisht u shfaq shumë i lumtur. Kolumbiani u shpreh se prezantimi në “Camp Nou” zyrtarisht si lojtar i Barçës, është një ëndërr e kthyer realitet dhe se tani duhet të punojë fort për të dhënë më të mirën për fanellën blaugrana.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...