Nuk erdha tek Paris Saint Germain për shkak të parave. Më në fund Neymar është një futbollist i parizienve. Fanella me numër 10 e pret, me të cilën deri më tani klubi francez përmes shitjeve ka arkëtur plot 10 milionë Euro. Në prezentimin e tij në sallën e konferencës së Parq De Princue, braziliani shoqërohej nga numri një i Psg, Naser Al-Khelaifi. 45 minuta në të cilat sulmuesi ka shpjeguar arsyet se përse vendosi të largohej nga Barcelona,objektivat e tij. Gjithashtu Neymar vuri theksin se nuk janë paratë shkaku se përse ai vendosi të transferohej tek Psg.
“Postimi e Gerard Pique, i cili është një mik i mirë i imi, shkaktoi jo pak zhurmë. I kërkova të mos e postonte, sepse ende nuk e dija se cdo të bëja. Largimi nga Barcelona ka qënë një prej vendimeve më të vështira që kam marrë. Kush më njeh mua e di shumë mirë që nuk erdha këtu për shkak të pagës, sepse nëse do të ishte kështu mund të isha diku tjetër duke luajtur. Cdo ditë pyesja zotin se cduhet të bëja dhe besoj se kjo është rruga e duhur për mua. Parisi është një qytet i mrekullueshëm nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Pres me padurim momentin kur do të nis stërvijten me shokët e skuadrës ku sigurisht duam të fitojmë shumë tituj.”
Ylli brazilian më tej nuk harron të falendëroje dhe shokët e tij tek Barcelona. Dëshiron të fitojë cdo trofe të mundshëm me fanellën e Psg dhe është i bindur që skuadra i ka mundësitë për t’ia dalë mbanë.
“Dua ti falenderoj përzemërsisht shoket e mi tek Barca, për bashkëpunimin që kemi patur përgjatë këtyre viteve. Gjithashtu dua ti shpreh mirënjohen time, Pastores, i cili numrin 10 që ai mbante vendosi të ma jepte mua. Ishte një surprizë e këndshme. Jam këtu jo vetëm për të fituar Champions League, por cdo trofe të mundshëm.
Më pas foli edhe bosi i Psg, Naser Al-Khelaifi, i cili deklaroi se përsa i përket klauzolës së Neymar gjithcka do të jetë transparente dhe se jemi brënda të gjithe rregullave. Presidenti në fjalën e tij shtoi transferimisulmuesit ka sjellur një fryme pozitive në radhët e skuadrës.
