Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Prezantohet Pjanic: Ishte koha për ndryshim, nder të jem pjesë e Barçës!

Miralem Pjanic nis një epokë të re në karrierën e tij. Mesufshori boshnjak u prezantua si përforcimi më i rëndësishëm i Barcelonës në këtë merkato verore, duke thënë edhe fjalët e tij të para si një lojtar i katalanasve. Pjaniç i cili i kushtoi arkave të Barcelonës plot 60 milionë euro edhe pse transferimi i tij mund të konsiderohet si një shkëmbim me brazilianin Arthur, në këtë aventurë të re do të mbajë veshur fanellën me numër 8. 30-vjeçari u shfaq shumë i lumtur për kalimin në në një superklub si Barça duke nënvizuar se në karrierën e tij kishte ardhur koha për një ndryshim.

“Falenderoj klubin, presidentin si dhe Eric Abidal që unë jam sot këtu. Është një nder për mua që t’i bashkohem kësaj familjeje të madhe. Do të jam maksimumin për këtë fanellë dhe shpresoj që të fitojmë sa më shumë tituj së bashku. Kur kam qenë fëmijë gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur me Barcelonën dhe tashmë ajo ëndërr është kthyer në realitet,” deklaroi Pjanic gjatë prezantimit.

“Në karrierën time kam patur fatin të luaj me yje të futbollit botëror si Totti, Buffon apo Cristiano Ronaldo. Këtu u takova me Messin dy ditë më parë. Në momentin kur e takova isha shumë krenar që do të jem shok skuadre me të. Unë gjithmonë përpiqem që të shof më të mirën dhe të luash me një jashtëkësor do të jetë një kënaqësi. Gjithsesi grupi është më i rëndësishëm dhe unë besoj shumë tek forca e grupit për të arritur objektivat”.

“Juventusi? U largova nga një klub i madh, ku përveçse fitova shumë tituj fitova dhe eksperiencë. Pas nënte viteve në Itali kishte ardhur koha për ndryshim dhe po kërkoja stimuj të rinj. Tashmë dua të njihem sa më shpejt me shokët e ekipit dhe të përshtatem me lojën e tyre. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe me futbollin spanjoll, ku tashmë kam filluar dhe kursin e gjuhës, e cila shpresoj që të më ndihmoj,” mbylli mesfushori.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...