Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prezantohet Prenga:Laçi ambienti ideal, nuk kam preferenca në short(Video)

Besnik Prenga stratoi punën e tij si trajneri i ri i Laçit, pas emërimit të pak ditëve më parë në krye të kësaj skuadre. 49 vjecari pasi u prezantua me radhë me të gjithë lojtarët e tij mbajti dhe një fjalim të gjatë përpara skuadrës ku shpalosi rregullat e tij dhe kërkoi seriozitet maksimal për të mbajtur Lacin në nivelet ku gjendet prej disa vitesh. Për një trajner, që ka punuar në Kroaci dhe në vitin e fundit ka fituar dhe titullin kampion me skuadrën e të rinjve të Lokomotivës së Zagrebit, kurbinasit përvecse një ekip me emër tashmë në Superiore ofronin dhe ambjentin ideal për të punuar i qetë.

Prenga përgëzoi dhe trajnerin parardhës Gentian Mezani për punën e bërë ndërsa theksoi se lojtarët e tij duhet mbi të gjitha të tregojnë karakter në fushë.

Sa i përket merkatos, në orët e fundit bardhezinjtë kanë huazuar nga Tirana dhe Hoxhallarin për pjesmarrjen në Europë ndërsa po punohet intensivisht dhe për përforcimin e skuadrës për kompeticionin europian por dhe për sezoni e ri.

Për Prengën nuk ka preferenca sa i përket shortit të 19 qershorit në Europa League, pasi e rëndësishme për të është që skuadra të japë maksimumin në fushë dhe më pas kualifikimi do të vijë natyrshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...