Formula 1

Prezantohet Red Bulli i ri, Verstappen kërcënon Mercedesin!

Merr jetë Red Bulli i ri, makina që do të synojë me një talent të padiskutueshëm si Max Verstappen të zbresë Mercedesin nga froni. Pak orë pas prezantimit të Mercedes ka qenë radha e Red Bull për të zbuluar njëvendëshen e re, me të cilën do të garojë në Botërorin 2019 të Formula 1. Makina e re do të quhet RB15 dhe do të pilotohet nga holandezi Max Verstappen e francezi Pierre Gasly.Ndryshimi kryesor i makinës austriake është padyshim motori i ri që do të përdorë këtë sezon, ai Honda, duke divorcuar nga Renault, me të cilin fitoi 4 tituj kampion (2010-2013). Pavarësisht kësaj, enigma se si do të paraqitet motori i ri lë të gjithë në pritje të testeve të para dimërore.

Për Max Verstappen, nuk ka asnjë dyshim. Motori Honda do të jetë arma me të cilën ai do të synojë titullin kampion në Formula 1. “Kemi një muaj kohë për të gjetur ekuilibrat e duhur, për të kaluar nga simulatori në pistë. Unë jam i bindur se motori Honda do të bëjë një paraqitje të mirë dhe do të më ndihmojë të arrij objektivin”, tha Verstappen.Për sa i përket makinës së re Red Bull, njëvendëshja i është përshtatur më së miri ndryshimeve në rregullore. Adrian Newey dhe Chris Horner kanë projektuar, ashtu si gjithnjë, një makinë unike për sa i përket aerodinamikës.“Pjesa e përparme është ajo që bën diferencën krahasuar nga vjet. Kjo mbetet një sfidë për ne dhe të gjithë. Makina ka shumë ndryshime që synojmë të bëjnë diferencën në betejën me Mercedes e Ferrari”, tha Horner, shefi i Red Bull.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency