Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prezantohet Sadiku: Në Bolivi kisha vështirësi, te Las Palmas për të lënë shenjë!

Armando Sadiku u prezantua para mediave si sulmuesi më i ri i Las Palmas në Segunda Division duke nisur zyrtarisht aventurën me klubin nga Ishujt Kanarie. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re në Spanjë, aty ku më parë ka luajtur me Levanten dhe Malagan.

“Ndihem shumë mirë, jam i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu. E di që Las Palmas është një klub i madh dhe me të vërtetë dua të bëj gjëra të mëdha”.

Më tej Sadiku shtoi: “Unë jam një qendërsulmues, i cili kërkon të jetë në kontakt me topin. Unë luftoj dhe jap gjithçka për ekipin. Unë jam një luftëtar. Në të gjitha vendet ku kam qenë jam përshtatur dhe besoj se nuk do të jetë problem kjo pjesë. Kampionati është i gjatë dhe me shumë ndeshje. Ndeshja pas ndeshje do të shohim në lidhje me objektivat. Tashmë e kam takuar trajnerin dhe bisedova me të, edhe pse e njihja më mirë. Ai më mirëpriti dhe më tha ta marr gjithçka me qetësi, ditë pas dite e ndeshje pas ndeshje”.

“Moduli i lojës? Është trajneri ai që vendos nëse do të luajë me dy sulmues apo me një. Është diccka që ne do ta bëjmë në varësi të rivalit që do të kemi përballë. Unë jam i përgatitur të luaj me një dhe me sy sulmues”.

“Konkurrenca? Kam ardhur me përulësi këtu dhe me qëllimin për t’i bërë gjërat mirë. Kemi sulmues shumë të mirë në ekip dhe kjo është gjë e mirë për të gjithë. Jam këtu për të ndihmuar me karakterin dhe lojën time, kështu që nuk vendos një numër golash si objektiv. Shpresoj të shkojë gjithçka mirë për të gjithë ne.

“Në Bolivi ishte shumë e vështirë. Isha mirë gjatë fazës përgatitore, kurse më pas para një muaj e gjysmë shumë keq. Më duhet të qëndroja i qetë. Edhe çështja e lartësisë ishte shumë e vështirë për mua. Kështu që ishte koha për të ndryshuar dhe erdha këtu”, tha Sadiku.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...