Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prezantohet talenti Vesel Limaj, kontratë 2-vjeçare me Kukësin

Vesel Limaj është i zyrtarizuari i radhës te Kukësi si pjesë e përforcimeve për pjesëmarrjen në Champions League dhe për sezonin e ri futbollistik në Kategorinë Superiore. Mesfushori me tipare sulmuese i cili prej kohësh stërvitet me Kukësin dhe muaj më parë u kthye në një mollë sherri mes klubit verilindor dhe Bylisit ku u aktivizua në sezonin e fundit, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Kukësin. 21-vjeçari konsiderohet si një lojtar me shumë prespektivë teksa në karrierën e tij të deritanishme është aktivizuar me skuadrën e dytë të Hamburgut në kategorinë e 4-t gjermane dhe me Horn në ligën e dytë austriake edhe pse minutat e luajtura me këto dy skuadra kanë qenë fare pak për Limajn. Ai spikati te Bylis në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar teksa arriti t’i shënonte një gol edhe Luftëtarit në Kupën e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...