Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prill i ngjeshur, 8 ndeshje në 29 ditë për Shkëndijën

Sezoni aktual ka arritur në një pikë vendimtare për Shkëndijën e Tetovës. Tanimë ka nisur muaji prill shumë i ngjeshur, gjatë të cilit kuqezinjtë do të garojnë në dy fronte: kampionat dhe Kupën e Maqedonisë. Në harkun kohor prej vetëm 29 ditëve skuadra do të zhvillojë tetë përballje, prej të cilave e para ishte të dielën në transfertë me Skopjen (barazim 0-0) në Shkup. Duke nisur nga e shtuna e ardhshme (7 prill), deri më 29 prill, brenda 23 ditëve, Shkëndija para vetes ka 7 përballje të rëndësishme. Seria e ngjeshur nis të shtunën me takimin e javës së 26-të të kampionatit me Renovën. Katër ditë më vonë (e mërkurë-11 prill) pason dueli me të njëjtin kundërshtar, kësaj radhe në kuadër të takimit të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë (ndeshja e parë përfundoi barazim 1-1).
Vijojnë ndeshjet kampionatit çdo fundjavë dhe mesjavë, kur fillimisht më 15 prill Shkëndija luan në Manastir me Pelisterin (e diel, java e 27-të), ndërsa më 18 prill në Shkup është caktuar sfida kundër Vardarit (e mërkurë, java e 28-të). 22 prilli sjell takimin me Shkupin në Tetovë (e diel, java e 29-të), para se më 25 prill të vijë transferta me Akademinë Pandev (e mërkurë, java e 30-të). Seria e ngjeshur gjatë muajit prill mbyllet më 29 prill (e diel) me sfidën e javës së 31-të, Pobeda-Shkëndija.
Këto 23 ditë rraskapitëse do të jenë të rëndësisë kapitale për të përcaktuar sezonin 2017/2018 të Shkëndijës, kur brenda kësaj periudhe mund të sigurohet titulli i kampionit, ndërsa gjithashtu kërkohet edhe kualifikimi në finale të Kupës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...