Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prilli, muaj zjarri për Milanin dhe Piolin

Pas një periudhe dimërore plot dëmtime, eliminimit në Champions dhe daljes nga gara për titullin e Serisë A, Stefano Pioli e ktheu Milanin në rrugën e duhur. Në muajin mars u arritën 6 fitore në po kaq ndeshje. Tashmë trajneri i kuqezinjve po përgatitet të përballet me muajin prill, i cili premton të jetë një nga më të ngarkuarit e sezoneve të fundit.

Gjatë 30 ditëve të ardhshme, “Djalli” do të luajë gjithçka. Në rend kronologjik vjen fillimisht çerekfinalja e “Europa League” kundër Romës, më pas derbi në “San Siro”, ku synohet t’i shtyhet festa e titullit Interit. Dhe në fund përplasja direkte me Juventusin, për vendin e dytë.

Një seri ndeshjesh vendimtare për vazhdimin e sezonit të kuqezinjve dhe ndoshta për të ardhmen e Piolit. Pavarësisht fjalëve të CEO-s, Furlani, duket qartë se fatin e trajnerit do ta vendosë derbi i dyfishtë me Romën në “Europa League” dhe ai me Interin në kampionat.

Prandaj, objektivi i Piolit dhe i gjithë ambientit kuqezi është të arrijë një varg rezultatesh pozitive, të ecë përpara në Ligën e Evropës dhe të përpiqet ta fitojë atë për herë të parë në historinë e klubit.

Mbi të gjitha të përpiqet të shmangë atë që do të ishte një poshtërimi historik, duke parë kushërinjtë zikaltër ta festonin yllin e tyre të dytë në “San Siro”, në derbin ndaj kuqezinjve, si pritës.

Lexo edhe: 

Me 8 javë kampionati përpara, Interi ka një epërsi prej 14 pikësh, që do të thotë se i duhen 11 pikë më shumë për të nisur festën. Derbi i Madoninës do të luhet pas tri ndeshjesh, duke e marrë të mirëqenë që zikaltrit do të grumbullojnë 6 pikë ndaj Udineses dhe Cagliarit.

Milani do të duhet të mposhtë Leccen dhe Sassuolon për të shmangur shkuarjen më 22 prill, në derbi, me vetëm një rezultat në dispozicion, fitoren (në fakt, nëse deficiti mbetet 14 pikë, do të mjaftonte një barazim në derbi për të mos i parë kushërinjtë zikaltër duke festuar në shtëpi).

 

Ndeshjet e Milanit në prill:

06.04, ora 15:00: Milan-Lecce, Serie A

11.04, ora 21:00: Milan-Roma, “Europa League”

14.04, ora 15:00: Sassuolo-Milan, Serie A

18.04, ora 21:00: Roma-Milan, “Europa League”

22.04, 20:45: Milan-Inter, Serie A

28.04, Juventus-Milan, Serie A (ora do të konfirmohet)

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...