Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Primera Division/ De Biasi merr fitoren e parë me Alaves

Gianni De Biasi ka marrë tre pikët e para, në misionin e tij për të shpëtuar skuadrën spanjolle të Alaves, nga rënia nga Primera Division. Skuadra e drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare triumfoi 0-2, në transfertën ndaj Levantes, ekip ku aktivizohet mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi.

De Biasi debutoi vetëm 24 orë pasi kishte nënshkruar kontratën me Alaves, javën e kaluar në ndeshjen e humbur 1-2 përballë Real Madrid, ndërsa pas një jave të plotë pune, tekniku ka marrë frytet e para. Alaves mori sot tri pikët e para në kampionat, pasi deri tani numëronte plot gjashtë humbje në po kaq takime. Vlen të përmendet se Alaves ka shënuar vetëm tre gola, të tre në dy ndeshjet e drejtuara nga italiani De Biasi.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...