Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Prindërit e modeles së vrarë nga Pistorius: Nuk pranoi të vërtetën, në burg përjetë!

Familjarët e modeles së vrarë afrikano-jugore Reeva Steenkamp kanë zbuluar për herë të parë detaje të një konfrontimi tronditës në qelinë e burgut me vrasësin e vajzës së tyre, atletin paralimpik, Oscar Pistorious. Tani ata kërkojnë me ngulm se vrasësi duhet të qëndrojë pas hekurave për tërë jetën.

Barry Steenkamp, babai i modeles së ndjerë, tha se Pistorius “qau si një fëmijë” kur lexoi një letër zemërthyese nga nëna e Reevas gjatë përballjes së tyre të tensionuar në burg. Ai mund të shijojë lirinë brenda pak javësh, nëse lirohet me kusht, por prindërit e Reevas do të bëjnë gjithçka që të mos ndodhë.

Barry dhe June thonë se fillimisht e falën atletin për vrasjen e vajzës së tyre, por meqenëse ai refuzoi të pranonte se e qëlloi qëllimisht Reevan në zemërim e sipër, janë kundër lirimit të tij të parakohshëm.

Barry tha: “I thashë Oscarit, drejtpërdrejt, se ai kishte qëlluar vajzën time qëllimisht dhe ai e mohoi. Ai i qëndroi historisë së tij se mendoi se ishte një hajdut.

Pas gjithë këtyre viteve jemi ende duke pritur që ai të pranojë se e kreu vrasjen në zemërim e sipër. Kjo është gjithçka që donim.

Nëse do të më thoshte të vërtetën, do të ishte i lirë tani, do të isha dakord për lirimin e tij me kusht. Po humb kohën time. Ai është një vrasës, duhet të qëndrojë në burg.”

Pistorius, i mbiquajtur “Blade Runner” për shkak të protezave që përdor për të vrapuar, po vuan një dënim 13-vjeçar për vrasjen famëkeqe në ditën e Shën Valentinit të vitit 2013. Ai është përpjekur të shfajësohet me pretendimin se e kishte ngatërruar Reevan menjë hajdut, duke e qëlluar atë përmes derës së banjës.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...