Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prioritet ka futbolli, kreu i FFK-së nxjerr të birin jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”

Prioritet ka futbolli
Prioritet ka futbolli

Stadiumi ka për funksion primar mbajtjen e ndeshjeve të futbollit. E di mirë këtë edhe presidenti i federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, që kur vjen fjala për të ruajtur cilësinë e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, bëhet i rreptë edhe me familjarët e tij.

Kreu i FFK-së ka vendosur të anulojë mbajtjen e koncertit të të birit, reperit të njohur Capital T, në stadiumin e Prishtinës, pasi i ka bërë të qartë se primare është ruajtja e terrenit dhe përmirësimi i tij për të pritur ndeshjet e futbollit.

Kështu njofton vetë reperi Capital T në një postim për fansat, ku sqaron se edicioni i dytë i koncertit ‘Time Capsule’ nuk do të mbahet brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, por në parkingun e tij.

“Sa mendova që u rehatuam në stadium, morëm lejet dhe bëmë gjithë sendet gati, mori shefi në telefon. Duhet ta lirosh stadiumin. Nuk guxon ti të ma rrezikosh dhe duhet të largohesh që aty. Kështu është kur e ke punën primare. Por nuk jemi larg, jemi ngjitur me stadiumin e qytetit, në parking. Mezi po pres datën 11 gusht”, tha Capital T në mesazhin për fansat.

Vendimi i kreut të FFK-së, Agim Ademi ka ardhur me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së fushës, që kohët e fundit ka qenë mjaft problematike dhe është kritikuar jo pak nga skuadrat që kanë luajtur aty.

Edicioni i dytë i “Time Capsule”, i njërit prej reperëve më të mirë shqiptarë, Capital T, do të mbahet në Prishtinë, pas suksesit që pati në edicionin e parë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...