Premier League

Prishet marrëveshja me Tottenham, Conte i detyruar të qëndrojë 1 vit pushim!

Dështon transferimi i Antonio Contes te Tottenham Hotspur në Angli. Edhe pse të premten në mediat italiane u përfol për një marrëveshje të arritur mes palëve, Conte nuk ka mbetur i bindur nga projekti që i ka paraqitur pronari i gjelave të Londrës Daniel Levy dhe me shumë gjasa do të qëndrojë një vit pushim për t’u rikthyer sërish në pankinë në një tjetër klub në verën e vitit 2022, pas eksperiencës 2-vjeçare me Interin. Dyshimet e Contes për të mos pranuar ofertën e Tottenham lidheshin me faktin se diferencat mes klubit londinez që e mbylli sezonin e fundit në vendin e 7-të dhe ekipeve të kreut janë shumë të mëdha dhe se trajneri italian do ta kishte shumë të vështirë të fitonte që në sezonin e tij të parë me Spurs.

Egoja e Contes është të fitojë kudo ku shkon në një kohë shumë të shkurtër, por te Tottenham do ta kishte shumë të vështirë për të thyer hegjemoninë e skuadrave si Manchester City, Liverpool, Chelsea apo Manchester United. Edhe vetë presidentit të Tottenham i janë dukur të ekzagjeruara disa nga kërkesat e Contes për të nisur një projekt të ri sëbashku dhe të gjitha këto aryse kanë bërë që marrëveshja të mos arrihet. Tashmë Fabio Paratici i cili në orët e ardhshme do të emërohet drejtori i ri sportiv i Tottenham do të ketë detyrën e vështirë për të gjetur teknikun e ri që do të pasojë Ryan Mason në stolin e Spurs, një detyrë e vështirë kjo për ish drejtuesin e Juventusit pasi 2 pistat më të rëndësishme që ishin ato të Pochettinos dhe Contes janë sfumuar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency