Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prishi kontratën e qirasë së banesës, Sarri drejt largimit?

E ardhmja e Maurizio Sarrit mbetet ende një çështje për t’u zgjidhur te Napoli. Presidenti De Laurentiis kërkon ta bilndojë, duke i ofruar një kontratë të re me dyfishin e pagës që përfiton aktualisht dhe pa klauzolë largimi, por disa indicie të tjera sugjerojnë të kundërtën. Sipas mediave italiane, tekniku toskan ka anuluar kontratën e qirasë se vilës së tij në Varcaturo. Një detaj ky mjaft shqetësues, që hedh më shumë dyshime rreth të ardhmes së trajnerit.

Ndoshta largimi nga banesa aktuale është thjesht një koincidencë me zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit. Gjithsesi, disa e interpretojnë si hapin e parë drejt lamtumirës. Marrëveshja për rinovimin e kontratës me presidentin De Laurentiis ende nuk ka ardhur e duket se palët janë ende larg në qëndrime. Sarri pret një përmirësim të ndjeshëm të pagës. Akualisht përfiton 1.5 milionë euro në sezon, ndërsa presidenti De Laurentiis i popozon dyfishin.

Për Sarrin ka interes serioz nga Chelsea i Roman Abramovich, por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Antonio Contes. Te Napoli rinovimi i Sarrit mbetet çështje e hapur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...