Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prishja e Kompleksit Dajti, Bashkia Tiranë del me qëndrim zyrtar

Nuk ka ndryshim të destinacionit të territoreve sportive të Kompleksit Dajti. Është ky qëndrimi zyrtar i Bashkisë Tiranë në lidhje me fushat e futbollit ku ka nisur prishja në këtë kompleks. Supersport iu drejtua me një kërkesë zyrtare Bashkisë të Tiranës, por t’u interesuar në lidhje me fushat e Kompleksit, që siç duket qartë kanë nisur të prishen, por edhe në lidhje me të tjera territore sportive që janë në degradim.

Organi i pushtetit vendor të kryeqytetit ka kthyer një përgjigje zyrtare, në të cilën sqaron statusin ligjor të terreneve në fjalë. Për sa i përket territorit të Kompleksit Dajti, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, sqaron se ky territor “ndodhet konkretisht në nën-njësinë strukturore numër 4, e cila nuk ka Plan të Detajuar Vendor Faza 2 të miratuar dhe as aplikime në proces. Territori sportiv në pjesën veri-perëndimore në këtë zonë, propozohet me përdorim toke Aktivitete Sociale dhe Rekreative“.

Pra, e thënë më thjeshtë, Bashkia këmbëngul se nuk ka ndryshim të destinacionit për sa i përket territorit sportiv pranë Kompleksit Dajti, ndërkohë që sqaron se në të njëjtin status, pra me destinacion Aktivitete Sociale dhe Rekreative dhe jo për banim, vazhdojnë të jenë edhe Territori Sportiv pranë Qytetit Studenti, stadiumi “Selman Stërmasi” si dhe fusha pranë stadiumit “Air Albania”.

Pra, për të gjitha këto zona nuk ka plan ndërtimi për pallate, por gjithsesi pyetja që shtrohet është: përse nuk ndërtohen fusha futbolli, në mënyrë që edhe destinacioni për qëllime sociale dhe rekreative të jetë funksional, pasi për momentin në të gjitha këto territore mungojnë kushtet minimale për t’u vënë në shërbim të futbollit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...