Vala Superliga

Prishtina dominon Besën në Pejë, shkëputet në krye

Prishtina hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Vala Superligën e Kosovë, pasi mposhti 1-3 Besën e Pjesës në sfidën hapëse të javës së 22-të.

Rezultati në fakt do të kishte qenë edhe më i thellë nëse skuadra e Mirel Josës nuk do të kishte shpërdoruar aq shumë raste, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Mullabeqirovicit në fund të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-2.

Mankenda zhbllokoi shifrat që në minutën e 11-të, por Besa u kundërpërgjigj me Qorrajn në të 28-ën, duke barazuar 1-1.

Armend Dallku ktheu epërsinë e Prishtinës me 11-metërsh në minutën e 39-të dhe vetëm 1 minutë më vonë Mullabeqirovici la fushën i ndëshkuar me të kuq. Prishtina falë edhe superioritetit numerik dominoi në lojë gjatë pjesës së dytë, madje në të 80-tën shënoi edhe golin e tretë me Ahmed Januzin. Me këtë sukses kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Besa mbetet e parafundit me 14 pikë.

To Top