Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina-Drita, në Fadil Vokrri luhet dueli i titullit, Gjilani pret Drenicën!

IPKO Superliga e Kosovës po shkon drejt verdikteve finale. Java e 29-të i ka lënë shumë shpejt vendin raundit të 30-të i cili do të vijë këtë të dielë në ekranin e Supersport me dy sfida shumë interesante. Spikat mbi të gjitha duel i Fadil Vokrrit, aty ku Prishtina pret Dritën kryesuese që me një fitore sot mund të vrasë përfundimisht garën për titull. 7 pikë është diferenca në renditje mes dy skuadrave, me kryeqytetasit që duhet të fitojnë me çdo kusht për të shpresuar ende te titulli por edhe te pozicionimi në 3 vendet e para të kampionatit, pasi aktualisht Prishtina është e 4-ta në renditje. Situata në kampin e Armend Dallkut nuk është pozitive sidomos pas ndodhive në sfidën e fundit ndaj Gjilanit, ndërkohë që Drita është në superformë dhe vjen në këtë ndeshje pas 8 fitoreve rresht dhe është në kërkim të mrekullisë së 9-të. Dueli mes Prishtinës dhe Dritës do të startojë në orën 18:00 dhe do të transmetohet live në Supersport. Në orën 17:00 në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni dhe sfidën tjetër mes Gjilanit dhe Drenicës. Vendasit kënaqen vetëm me fitoren në këtë ndeshje ndërsa miqëve nga Skënderaj të cilët luftojnë për mbijetesë do t’u mjaftonte edhe një barazim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...