Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Kosovës

Prishtina eliminon Ballkanin, debutim perfekt për ish-mbrojtësin kuqezi

Prishtina eliminon Ballkanin
Prishtina eliminon Ballkanin

Prishtina eliminon Ballkanin nga Kupa e Kosovës. Skuadra kryeqytetase ia doli të triumfojë 2-0 ndaj kampionëve në fuqi dhe të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Debutim perfekt për Debatik Currin në pankinë, pasi ish-mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare iu besua drejtimi i skuadrës dy ditë më parë, pas shkarkimit të Ismet Munishit.

Prishtina ia doli të shënojë golin e avantazhit në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë me anë të mesfushorit Kreshnik Uka, i cili ekzekutoi saktë një penallti.

Lexo edhe:

  1. Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
  2. “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
  3. Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
  4. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”

Në minutën e 59’ ishte Genc Hamiti që ndëshkoi për herë të dytë kampionët në fuqi të Kosovës, duke vulosur kështu kualifikimi ne Prishtinës në gjysmëfinale.

Krahas kryeqytetasve, në gjysmëfinale u kualifikuan edhe Gjilani, që mposhti 1-5 Trepçën ’89, Vushtria që triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Beharit dhe Llapi që mposhti Malishevën me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...