Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Prishtina ëndërron të shkojë larg në Europë, sot sfidon luksemburgasit e Fola Esch

Pasi kaloi me sukses turin paraeliminator Prishtina do të zbresë sërish sot në fushë për të treguar vlerat në arenën europiane. Shorti u tregua bujar me skuadrën e Mirel Josës që në ruandin e parë kualifikues do të ketë përballë një tjetër skuadër modeste por gjithsesi më të fortë së Europa e Gjibraltarit të cilën bardhekaltrit e elimininuan me rezultat të përgjithshëm 6-1. Bëhet fjalë për Fola Esch të Luksemburgut një klub me histori të madhe në shtetin e vogël në qëndër të Europës. Fola ka fituar 10 trofe në Luksemburg, 7 kampionate dhe 3 Kupa dhe vitin kaluar arritin suksesin e saj më të madh në arenën europiane teksa kaloi dy ture në Europa League duke nxjerrë jashtë moldavët e Milsamit dhe azerët e Inter Baku, duke u eliminuar më pas nga suedezët e Ostersunds që kaluan edhe grupin. Një tregues i qartë ky se Prishtina sdo ta ketë aspak të lehtë. Sot në orën 18:00 në stadiumin Emile Mayrisch me një kapacitet prej 4900 vendesh do të zhvillohet sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, me formacionin e Josës që do të bëjë të pamundurën për të marrë të shënuar të paktën një gol dhe për të marrë një rezultat pozitiv që do t’ia bënte më të thjeshtë çështjen e kualifikimit në ndeshjen e kthimit pas 1 jave në Mitrovicë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...