Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina firmos për dy vite me Meriton Korenicën

Nuk ka pushim te FC Prishtina. Tashmë festa në shtëpinë bardhekaltër për triumfin në Digitalb Kupën e Kosovs mund të quhet e përfunduar dhe të gjitha forcat kryesia e klubit i ka fokusuar në përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.

Pas goditjes së parë në merkato, kur bardhekaltërit dy ditë më parë rikthyen në ekip Ahmet Halitin nga Feronikeli, tashmë vjen një tjetër goditje. Të mërkurën FC Prishtina ka zyrtarizuar marrëveshjen me kapitenin e Lirisë, Meriton Korenica, me të cilin ka nënshkruar një kontratë  2-vjeçare. Meriton Korenica, që në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Lirisë, është edhe anëtar i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, derisa në edicionin që sapo e lamë pas ka pasur 25 paraqitje me Lirinë dhe 2 gola të realizuar.

21-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Rahovecit, Shkëndijës nga Tetova dhe Metalurgut nga Maqedonia, derisa ka vendosur që nga ediconi i ri të jetë pjesë e klubit më të madh të Kosovës.

Në shtëpinë FC Prishtinës kanë bërë të ditur se Korenica nuk do të jetë përforcimi i fundit, pasi dëshirojnë që të jenë sa më të gatshëm për garat e sivjetme në Europa League. Afati kalimtar në Superligën e Kosovës hapet me 18 qershor dhe mbyllet me 17 gusht.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...