Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina fiton krye-ndeshjen e javës dhe rimerr kryesimin

Prishtina rimori edhe njëherë kryesimin e renditjes në Vala Superliga, pasi arriti të triumfojë me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari”, përballë Dritës.

Kryendeshja e javës në kampionatin kosovar ishte e barabartë vetëm në pjesën e parë, sepse kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 56’, me anë të mesfushorit prizrenas Meriton Korenica.

Goli i dytë për skuadrën e drejtuar nga Josa, u shënua në minutat shtesë, nga Abdul Basit, ndërsa tekniku tiranas fitoi edhe mini-derbin e tij me Shpëtim Duron.

Më herët, në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, ishte Trepça ’89 që fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë modestëve të Ballkanit, falë një goli të shënuar nga Mircevski në minutat shtesë.

Pas javës së 17, kampionati kosovar i futbollit kryesohet nga Prishtina me 40 pikë, e ndjekur nga Feronikeli me 39, ndërsa kampionët në fuqi të Dritës janë zhytur sërish në krizë rezultatesh, pasi nuk fitojnë prej 4 javësh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...