Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina fiton të prapambeturën me Dukagjinin dhe afrohet me kreun

Prishtina gjeti fitoren e tretë radhazi në kampionat, të dytën nën drejtimin e Armend Dallkut në stol, teksa mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Dukagjinit.

Takimi i zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, ishte i prapambetur nga java e dytë, ndërsa bardheblutë bënë detyrën duke dalë me pikët maksimale.

Meriton Korenica shënoi golin e parë për Prishtinën në minutën e 7, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Leonit Abazi që dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore Prishtina ngjitet në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se Feronikeli e Gjilani kryesues, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë, pa provuar ende shijen e fitores, por edhe të golit të shënuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...