Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina humb garën për titull në Gjilan, Ballkani e Drenica bëjnë detyrën

Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dy skuadrat që ishin rreshtuar mirë në sulm dhe më shumë sesa për të shënuar, mundoheshin të tregonin kujdes për të mos pësuar. Pavarësisht lojës së fortë, mbrojtjet respektive ishin në lartësinë e duhur dhe skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Balancat u prishën në minutën e 48’, kur portieri i Prishtinës Visar Bekaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la kryeqytetasit me 10 futbollistë, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e 53-të, kur pas një topi të gjatë në drejtim të sulmit, portieri Eglant Haxho doli dhe largoi me kokë, por arbitri akordoi faull për Gjilanin pas përplasjes së gardianit të Prishtinës me një sulmues të vendasve.

Nga një pozicion mjaft i përshtatshëm, pak mbi vijën e 16 metrave, ekzekutimin e goditjes së dënimit e mori përsipër mbrojtësi vlonjat Franc Veliu, i cili lëshoi një të majtë perfekte dhe e dërgoi sferën në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Gjilanit.

Prishtina u përpoq të reagojë menjëherë dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën gjilanase, ndërsa Dallkut përdori edhe kartën Mankenda, por la hapësira mbrapa dhe në një kundërsulm, Gjilani gjeti edhe golin e dytë.

Ishte një pasim i gjatë në drejtim të Prognit në krahun e majtë të sulmit, të cilin sulmuesi tiranas e zotëroi mirë dhe përfitoi nga një dalje amatore e portierit Eglant Haxho, për të gjuajtur saktë dhe dërguar për herë të dytë topin në rrjetë.

Ky gol qetësoi ndjeshëm vendasit e drejtuar nga Gentian Mezani, të cilët filluan të ulin ritmin e ndeshjes, ndërsa Prishtina provoi gjithçka për të rihapur takimin dhe ia doli ta bëjë këtë në minutën e 81-të, kur Thaçi shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.

Nga ky moment deri në përfundim të 6 minutave shtesë të akorduara nag arbitri kryesor, sfida ishte vërtetë spoektakolare, me Prishtinën që provoi gjithçka për të shmangur humbjen, por nuk ia doli dhe në fund festa ishte e gjitha për vendasit.

Kjo sepse me tre pikët e sotme Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 58 pikë, vetëm 3 më pak se drita kryesuese, e cila do të luajë ndeshjen e saj nesër pasdite përballë kampionit në fuqi, Feronikelit.

Nga ana tjetër Prishtina zbret në vendin e katërt dhe në rast të një fitoreje të Dritës nesër ndaj Feronikelit, mund ta shohë veten tërësisht jashtë garës për titullin kampion.

Fitore të thellë mori edhe Ballkani, që duket se është rikthyer në të njëjtën formë që gëzonte para pandemisë dhe arriti të mposhtë Llapin me shifrat 5-1.

Blend Baftiu ishte sërish protagonist pasditen e sotme duke shënuar dy herë në portën e skuadrës nga Podujeva, ndërsa Topalli, Krasniqi e Magani kompletuan goleadën, që e ngjit skuadrën nga Suhareka në vendin e dytë të renditjes me 59 pikë.

Fitore me mjaft vlera mori pasditen e sotme edhe skuadra e Drenicës, e cila mposhti Ferizajn me shifrat 3-0 dhe hodhi një hap drejt sigurimit të mbijetesës. Dy gola të shpejtë nga Shillova dhe Hyseni, bënë gjithçka më të lehtë për Drenicën, që në minutën e fundit të takimit gjeti edhe golin e tretë duke vulosur suksesin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...