Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina “humb” Visar Bekën, do të transferohet jashtë

Visar Bekaj lë Prishtinën për t’u transferuar jashtë Kosovës. Lajmin e jep vetë klubi kryeqytetas në faqen zyrtare, por nuk jep detaje rreth ekipit të ri të portierit.

Njoftimi i Prishtinës:

Njëri ndër portierët më të mirë shqiptar që ka pasur Prishtina, Visar Bekaj, 22 vjeçari, pothuajse ka mbyllur të gjitha negociatat e transferit në futbollin ndërkombëtar.

Më meritori, pa dyshim, për transferimn më të madh që ka ndodhur ndonjëherë nga futbolli ynë, është kryetari Ejupi dhe besnikëria e portierit Bekaj ndaj kryetarit Ejupi dhe klubit Prishtina.

Bekaj, me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare me Prishtinën dhe shumë shpejt pritet të transferohet në klubin e ri, ndërsa për detajet tjera ditëve në vazhdim.

“I jam mirënjohës presidentit Ejupi, që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. U jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar si dhe tifozëve “Plisat”. Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen. Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, – ka thënë gardiani emblematik i Prishtinës.

Bekaj me Prishtinën ka 133 ndeshje të zhvilluara.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...