Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina i jep leksion Llapit, Feronikeli dhe Drita ndahen në paqe

Prishtina “trondit” Llapin brenda në Podujevë. Skuadra e Armend Dallkut reagoi fuqishëm pas humbjes në kryeqytet ndaj Feronikelit duke fituar në shtëpinë e llapjanëve me rezultatin e thellë 1-4. Një sukses që afron ndjeshëm Prishtinën me kreun dhe largon skuadrën Tahir Batatinës që gjithashtu synon titullin në këtë sezon. Nuk kishte shumë histori sfida e zhvilluar në Podujevë pasi Krasiniqi dhe Haliti i dhanë avantazhin e dyfishtë Prishtinës që në 32 minutat e para. Në fraksionin e dytë shënuan edhe Januzi e Thaçi për rezultatin 0-4 ndërkohë që golin e vetëm për Llapin e shënoi Selmani në të 75-ën. Me këtë fitore Prishtina u ngjit në kuotën 27 pikëve ndërsa Llapi mbeti në kuotën e 24 të tillave. Përfundoi në barazim pa gola ndërkohë sfida tjetër e javës së 15-të e zhvilluar këtë të shtunë në Drenas ajo mes Feronikelit dhe Dritës një barazim që i shkoi më shumë përshtat skuadrës nga Gjilani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...