Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina kap kreun, Llapi mposht Feronikelin!

2020-ta e Prishtinës ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra kryeqytetase mori fitoren 3-të në 3 takime gjatë këtij viti mes kampionatit dhe Kupës. Prishtina fitoi lehtësisht në transfertën e Skënderaj ndaj Drenicës që konsiderohet një kundërshtar i vështirë dhe falë kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 37 pikëve po aq sa edhe Drita e Ballkani që kryesojnë klasifikimin e IPKO Superligës së Kosovës por skuadra e Ismet Munishit ka një ndeshje më shumë për të luajtur pasi ndeshjen e saj të javës së 19-të e ka të dielën. Ishte Otto John ai që hapi serinë e golave pas vetëm 13 minutave. Nigeriani po shënon rregullisht dhe është kthyer në liderin të sulmit të Prishtinës. Pas Otto John gjetën rrugën e rrjetës edhe Ergyn Ahmeti dhe Edmond Turku që shënoi në portën e tij, ndërkohë që golin e nderit për Drenicën e realizoi Coulibaly. Mori fitoren e parë për këtë vit kalendarik Llapi që mposhti 2-1 në Podujevë pikërisht Feronikelin duke e barazuar skuadrën nga Drenasi në kuotën e 28 pikëve. Për Llapin shënoi dy herë mesfushori shqiptar Ersil Ymeraj ndërkohë që golin e barazimit provizor për Llapin e shënoi Ilir Berisha. Në sekondat e fundit të shtesës, Carioca humbi një 11-metërsh të cilin e priti portieri italian i Llapit Nava.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...