Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina kthehet te fitorja ndaj Feronikelit, -4 nga Drita

Feronikeli nuk i bëri dot ballë Prishtinës në sfidën përmbyllëse të javës së 27-të të IPKO Superligës së Kosovës, që u zhvilloi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 3-1 dhe rikthejnë diferencën prek katër pikësh që ishte me Dritën kryesuese para se të zhvilloheshin ndeshjet e kësaj jave.

Në kryeqytet u zhvillua një ndeshje e hapur dhe me ritëm të kënaqshëm, me Prishtinën që falë cilësive që ka i shfrytëzoi më mirë rastet e krijuara në portën kundërshtare, madje mund të kishte fituar edhe më thellë.

Otto John prishi ekuilibrat në rezultat që në minutën e 11-të, por vetëm pak çaste më vonë barazoi Dabiqaj. Presioni dhe dominimi territorial i ekipit të drejtuar nga Armend Dallku sollën golin e dytë për vendësit në fundin e pjesës së parë, i shënuar nga Mankenda, pas një aksioni model.

Shpresat e Feronikelit për t’u kthyer me pikë nga Prishtina i shuan në minutën e 57-të, kur Ahmed Jonuzi realizoi golin e 3-1, që mbeti rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...