IPKO Superliga

Prishtina-Llapi dhe Ballkani-Trepça ’89, java e 4-t premton “shkëndija”

IPKO Superliga e Kosovës rikthehet me javën e 4-t të kampionatit që vjen këtë të premte me dy sfida shumë interesante. Gjithçka nis me takimin e orës 16:00 mes Ballkanit dhe Trepça ’89. Këto dy skuadra e kanë nisur shumë mirë sezonin dhe janë të vetmet ekipe që nuk njohin humbje në këto 3 javë të para. Trepça ’89 me pak fat mund të ishte në vend të parë por një gol në minutën e 92-të në ndeshjen e javës së 3-të ndaj Drenicës i hoqi mundësinë skuadrës mitrovicase për të kryesuar e vetme kampionatin. Ballkani në krahun tjetër në këto tre javë të para ka bërë paraqitje të shkëlqyera pasi përveçse ka mposhtur kampionët në fuqi të Feronikelit ka ndalur edhe Llapin në transfertë në një barazim pa gola.

Këto rezultate u japin besim vendasve për të bërë mirë edhe sot. Megjithatë vëmendja më e madhe do të jetë në mbrëmje te takimi mes dy skuadrave që synojnë titullin dhe që sezonin e kaluar ishin rivalët më të fortë të Feronikelit në garën për kurorën e kampiones. Prishtina pret Llapin në stadiumin Fadil Vokrri në një ndeshje ku me kryeqytetasit do të debutojë trajneri i ri Bylbyl Sokoli i cili mori vendin e të shkarkuarit Mirel Josa. Prishtina synon me çdo kusht fitoren e parë në këtë sezon ndërkohë që Llapi do të kërkojë të përmirësojë bilancin i cili nuk ka qenë shumë pozitiv pas 3 ndeshjeve të para ku ka grumbulluar 4 pikë. Ky takim do të startojë në orën 19:00 dhe ashtu si Ballkani-Trepça ’89 do të transmetohet live në Supersport.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency