Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina me mbrojtjen më të mirë Europë!

Thonë se sulmi të fiton ndeshjet, por mbrojtja të fiton titullin! FC Prishtina ka treguar performancë fantastike në fazën defensive në këtë edicion. Vetëm 4 gola të pësuar në 17 javë është një statistikë impresionuese që rrallë shihet në futbollin tonë, atë Ballkanik apo edhe europian. Është e qartë që në futbollin modern skuadrat mbrohen me të gjithë futbollistët, por sigurisht meritat më të mëdha kanë mbrojtësit, që nga kapiteni Armend Dallku, pastaj përforcimet si Leotrim Bekteshi apo dhe Armend Thaçi e deri tek portieri fantastik Visar Bekaj. Nëse shohim kampionatet e rajonit, Prishtina rezulton si skuadra me më pak gola të pësuar. Të gjitha klubet kanë pësuar më tepër se 4. Në Superioren shqiptare më së paku gola deri tani ka pësuar Partizani, 7 pas 15 javësh.

Në Maqedoni kur janë zhvilluar 18 javë kampionat, mbrojtjen më të mirë e ka Vardari me 10 gola të pësuar, ndërsa skuadrat me mbrojtjen më të mirë në elitë ne futbollit malazez është Zeta që ka pranuar 8 pas 17 javësh. Në futbollin serb, mbrojtja më e mirë është ajo e skuadrës Partizanit të Beogradit, që ka pësuar 8 gola në 18 javë. Gjitashtu Prishtina prin me mbrojtje të fortë edhe sa i përket niveleve të larta të futbollit europian, siç është Premier League, në të cilën Liverpool ka pranuar 5 gola në 14 javë. Atletico Madrid në Spanjë ka pranuar 10 gola, ndërsa në Itali është Juventus skuadra me më së paku gola të pësuar plot 8. Në Francë Parist St Germain ka pranurar 9 gola në 15 javë kampionat. Sigurisht se niveli i futbollit nga një kampionat në tjetrin ndryshon shumë, por statistikat janë një pasqyrë që të duhet vlerësuar për performancat e skuadrave, dhe Prishtina në këtë aspekt gjatë këtyre 17 javëve është e padiskutueshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...