Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Prishtina mposht Malishevën dhe merr kreun, fiton edhe Feronikeli

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina mori kreun e Superligës së Kosovës pasi mposhti në javën e tretë Malishevën me rezultatin 3-1, duke zhvendosur në vendin e dytë pikërisht këtë kundërshtare, që i kishte fituar të dyja sfidat e para.

E zhbllokoi rezultatin në favor të Prishtinës Kryeziu në minutën e 11-të me 11-metërsh, për të ardhur më pas te dyfishimi i rezultatit nga Islami në të 37-tën.

Lexo edhe:

Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 67-të, falë golit të shënuar nga Hyseni, finalizim që e mbylli përfundimisht ndeshjen pasi goli i Ndijgi në të 69-tën për rezultatin 3-1 vlejti vetëm për statistikë.

Merr fitoren e parë Feronikeli, që iu imponua 1-0 Gjilanit duke shfrytëzuar krizën e fillim sezonit të “skifterëve”. Golin që vendosi takimin e realizoi Zogu në minutën e 85-të.

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...