Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina ndal Dritën, fitojnë Drenica e Llapi!

U mbyll në barazim pa gola supersfida e javës së 12-të të IPKO Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës. Në Gjilan një penallti e humbur nga Erjon Vucaj në minutën e 18-të të takimit i kushtoi rëndë skuadrës së Ardian Nuhiut që ndau pikët me kryeqytetasit e drejtuar nga Zekerija Ramadani. Drita humbi shansin ideal për të parakaluar në renditje Ballkanin e Ismet Munishit në momentin që do të barazoheshin me ndeshje pasi aktualisht Ballkani me një ndeshje më shumë ka 26 pikë, kundrejt 23 pikëve të kampionëve në fuqi. Mori një fitore me peshë Drenica që mposhti 1-0 në Skënderaj Feronikelin falë një autogoli në fund të Malaj. Një fitore të thellë regjistroi Llapi që shikon dritë në fund të tunelit falë suksesit 5-0 ndaj Trepça ’89. Sadriu me dy gola por edhe Hyseni, Prençi e Aliu me finalizimet e tyre, larguan Llapin nga vendi i fundit i renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...