Vala Superliga

Prishtina në Pejë për të ruajtur kreun, Trepça ’89-Drita supersfida e javës

E dielë e pasur me ndeshje në Vala Superligën e Kosovës. Java e 22-të e cila nisi të shtunën me fitoren 1-0 të Feronikelit ndaj Drenicës, zhvillon sot 5 sfidat e tjera që do të kompletojnë këtë raund. Gjithçka nis në orën 12:30 në Pejë aty ku Besa në vështirësi serioze dhe që rrezikon ndjeshëm mbijetesën në këtë sezon do të presë Prishtinën kryesuese. Skuadra e Mirel Josës synon vetëm fitoren në këtë transfertë për të mbajtur pas në renditje Dritën. Pikërisht skuadra nga Gjilani që pozicionohet e dyta në klasifikimin e Vala Superligës me 2 pikë më pak se kryeqytetasit do të udhëtojë në Mitrovicë për t’u përballuar me kampionët në fuqi të Trepçës ’89 në atë që konsiderohet edhe si sfida më e fortë e kësaj jave. Llapi-Liria është një tjetër duel shumë interesant i orës 13:00. Në Podujevë vendasit do të kërkojnë të hedhin pas krahëve krizën që i ka përfshirë në këto javët e fundit teksa kanë pësuar 3 humbje radhazi në kampionat ndërsa u eliminuan edhe nga Digitalb Kupa në mesjavë. Ndërkohë dy takimet e tjera të kësaj jave janë Vëllaznimi-Flamurtari dhe Gjilani-Vllaznia, me skuadrat vendase që janë dukshëm të favorizuara për të marrë 3 pikët.

 

Java e 22-të

Besa-Prishtina           12:30      Supersport 5

Trepça ’89-Drita        13:00      Supersport 3

Llapi-Liria                    13:00      Supersport 4

 

To Top