Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prishtina “ngel thatë”, Drita ruan kryesimin e kampionatit

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin Fadil Vokrri, Prishtina nuk ka shkuar më shumë se një barazim i thatë (0-0) pa gola në sfidën ndaj Dritës. Ekipi kryeqytetas nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe nuk kanë mundur të reagojnë në formën e duhur pas disfatës së fundit me Drenicën. Skuadrës bardhekaltër në këtë sezon i mungon vazhdimësia ndërsa mbetet në vendin e katërt të klasifikimit me 12 pikë.

Nga ana tjetër, Drita rikthehet te barazimi pas katër fitoreve radhazi të cilat në fakt e lejojnë ende të ruajë kryesimin e renditjes me 18 pikë ndërsa ndiqen nga Ballkani i Ilir Dajës me dy më pakë.

Megjithatë, këta të fundit përveç dy pikëve më pak, kanë gjithashtu edhe dy ndeshje më pak se Drita dhe mund të marrin në vijim kreun. Pozitive për Dritën është fakti se kur janë luajtur tetë ndeshjes ende nuk kanë pësuar disfatën e parë në këtë kampionat, duke qenë i vetmi ekip me zero në kolonën e humbjeve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...