Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina përforcohet me sulmuesin e Hajdukut, kthehen Pefqeli dhe Hasanaj

Prishtina e pandalshme në merkato në prag të sezonit të ri futbollistik. Klubi bardhekaltër, pasi nënshkroi me Sabien Lilajn dy ditë më parë, ka zyrtarizuar këtë të mërkurë edhe 3 afrime të tjera. Bëhet fjalë për Nikson Memajn, Mërgim Pefqelin dhe Donat Hasanaj.

Nikson Memaj, sulmues krahu, kthehet nga futbolli kroat në atë kosovar. Memaj, para se të luante për dy vite e gjysmë tek Hajduku i Spitit, ka luajtur në Kosovë për Gjakovën dhe Vëllaznimin.

“Jam kthyer te Prishtina sepse më kanë pëlqyer projekti dhe ambiciet që ka klubi. Jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip. Jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe pikërisht për këtë gjë kam ardhur për të lënë gjurmë në klubin më të madh në Kosovë”, – deklaroi për faqen e klubit gjakovari.

Ndërkohë Pefqeli kthehet te Prishtina pas përvojës që kaloi te Llapi, ndërsa Hasanaj luajti nga gjashtë muaj te Drita dhe Flamurtari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...