Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina pret nesër Ferizajn, fitorja detyrim për të besuarit e Dallkut

Superliga e Kosovës kthehet në mesjavë për ndeshjet e javës së 21-të. Edhe kjo javë karakterizohet me disa ndeshje shumë interesante dhe njëra ndër to është padyshim ajo që luhet në stadiumin “Fadil Vokri” ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt.

Bardhekaltërit pas barazimit në shtëpi me liderin e Superligës Ballkanin lëshuan një mundësi të mirë që me fitore të barazoheshin me pikë me Ballkanin dhe në këtë mënyrë ndeshja me Ferizajn për Prishtinën kthehet si obligim për të fituar.

Të zgjedhurit e Armend Dallkut nuk guxojnë të bëjnë një tjetër hap fals përndryshe do të mund ta humbnin hapin me skuadrat që luftojnë për titull të kampionit.

Në anën tjetër Ferizaj udhëton në kryeqytet me moral shumë të lart pas fitores në shtëpi kundër Llapit. Ferizaj tashmë është në kuotën e 22 pikëve dhe me gjasa reale të largohet nga zona që dërgon në një ligë më poshtë pasi që mbijetesa tani për tani është vetëm 3 pikë larg.

Ferizaj ende nuk ka emëruar një trajner të ri pas dorëheqjes së Bekim Isufit dhe kundër Prishtinës ekipit do ti prijë përsëri Burim Qerkini.

Prishtina dhe Ferizaj ishin takuar në këtë edicion në javën e dhjetë. Bardhekaltërit kishin fituar 2:0 me golat e Korenicës dhe Januzit. Prishtina–Ferizaj luhet të mërkurën me fillim në orën 17:00 dhe transmetohet direkt në Supersport Kosova 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...